Ballina Aktualitet Rreshteri Twiddy dhe zbuluesi Shanto, dy anë të medaljes

Rreshteri Twiddy dhe zbuluesi Shanto, dy anë të medaljes

92
0

Nga Auron Tare

Dy javë më parë në Tiranë, ambasada Britanike me nje ceremony te thjeshte por mjaft domethenese, nderoi nje rreshter te humbur diku ne malet e Jugut Shqiptar gjate Luftes se Dyte. Nderimi per ushtarin Peter Twiddy, edhe pse kaq vitesh nga kjo perleshje Boterore, tregon me te vertete respektin qe kombet e civilizuara kane per herojte e tyre.

Dy jave me pare, u nda nga kjo bote Pilo Shanto nje figure shume pak njohur per publikun shqiptar por nje personalitet shume i rendesishem per Shtetin Shqiptar dhe per historine shqiptare te Luftes se Ftohte. Pilo Shanto, ne vitet 50 ishte nje nga figurat kryesore te zbulimit te jashtem shqiptar (pjese e sherbimit sekret) te cilet me nje profesionalizem te rralle krijuan dhe zbatuan disa radioloja kunder zbulimeve me te rendesishme boterore ato anglo amerikane.

Aq te suksesshme ishin keto operacione nga pikepamja profesionale sa qe me renien e Murit te Berlinit, protagonistet e ketyre betejave ne kampin “humbes” folen me mjaft respekt per kundershtaret e tyre te dikurshem. Shanto ishte pjese e nje brezi qe besuan ne nje ideologji e cila deshtoi ne gjysmen e botes, por edhe pse pjese e kesaj ideologjie ai ishte nje patriot shqiptar i cili luftoi ne nje front te padukshem per mbrojtjen e integritetit territorial shqiptar.

Per ironi te fatit ai kaloi pleqerine e tij ne Virginia shume afer zyrave te spiunazhit Amerikan ne Langley. U nda nga kjo bote i harruar dhe fatkeqesisht vendi per te cilin ai dha aq shume, as nuk e nderoi dhe as nuk permendi si per te mbeshtetur mendimin se Shqiperia i harron gjithnje heronjte e saj.