Në Shqipëri ku çmimet e ushqimeve janë zakonisht më të larta se vendet e tjera të rajonit ndërsa pagat më të ulëta, qytetrët janë në gjendje të kursejnë gjithmonë e më shumë para, muaj pas muaji.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kursimet e shqiptarëve deri tani në lekë dhe valutë kanë arritur në 1.45 trilionë lekë, nga 1.33 trilionë që ishin një vit më parë .
“Kjo do të thotë që vetëm një pjesë e vogël e popullatës, rreth 23-24%, e kanë këtë 15 miliardë euro kursime nëpër banka, ndërkohë që pjesa tjetër e shoqërisë do duhet t’ja dalin muaj pas muaji. Pra të varfër me një popullatë të madhe me një pjesë të vogël që nuk kanë ku çojnë lekët”, shprehet Ergis Sefa, ekspert ekonomie.
Ndërkohë që 3/4 qytetarë presin të dali paga për të përballuar kostot e jetesës pjesa tjetër preferojnë t’i mbajnë paratë nëpër banka pa i shfrytëzuar në investime që mund të sjelli një efekt pozitiv zinxhir për ekonominë.
“Kjo është një shenjë mungese e tregjeve të kapitaleve të mirëfillta. Sepse ne kemi kaq shumë kursime, kemi dhe kompani që po na rriten dhe të ardhura për frymë sipas PBB-së që janë gjithmonë e më të larta, por nga ana tjetër përveç letrave me vlerë të qeverisë nuk ka një treg të mirëfilltë kapital që qytetarët shqiptarë të investojnë në kompani dhe biznese shqiptare”, thotw Sefa.
Nga ana tjetër të dhënat e Bankës së Shqipwrisw tregojnw që kursimet në euro gjithashtu kanë patur një rritje edhe pse zhvlerësimi i euros ndaj lekut po “thellohet” gjithmonë e më shumë.







