Ballina Aktualitet Skandali: Pamela Qirko, pjesë e Vettingu-t të prokurorit që thërret Ballukun në...

Skandali: Pamela Qirko, pjesë e Vettingu-t të prokurorit që thërret Ballukun në SPAK

87
0

Në një postim në rrjetet sociale, Ylli Dylgjeri ka denoncuar një tjetër rast të mungesës së pavarësisë në institucionet e drejtësisë në Shqipëri. Në fokus të vëmendjes publike ka kaluar një dokument zyrtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku figuron emri i avokates Pamela Qirko si anëtare e trupës gjykuese që rivlerësoi prokurorin Dritan Prençi.

Në të njëjtën kohë, SPAK ka thirrur për deklarim motrën e saj, Belinda Ballukun, duke ngritur shqetësime serioze mbi konfliktin e mundshëm të interesit dhe pavarsinë e këtij institucioni.

Dokumenti i publikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i datës 7 qershor 2018, tregon qartë se Pamela Qirko ka qenë pjesë e trupës gjykuese që ka rivlerësuar prokurorin Prençi.

Image

Sipas Dylgjerit, ky rast është një tjetër dëshmi e lidhjeve të errëta dhe ndikimeve politike që ndikojnë në funksionimin e drejtësisë në vend.

Postimi i plotë:

Ja edhe pavarësia e av. Pamela Qirko, në komisionin e pavarur të kualifikimit të prokurorit z. Dritan Prençi që ka thirrur në spak të motrën e saj Belinda Balluku.