Ballina Politika “U kthye në pushtet nga shërbimet e huaja që organizuan ’97-n” –...

“U kthye në pushtet nga shërbimet e huaja që organizuan ’97-n” – Myslim Murrizi: Vdekja e Fatos Nanos nxjer në pah një të vertetë të madhe

94
0

Myslim Murrizi, në një reagim për vdekjen e Fatos Nanos, thotë se reagimet për të janë hipokrite.

Ai shkruan se Nano kishte të mirat dhe të këqijat e tij.

Në historinë e tij, sipas Murrizit, Nano do mbahet mend për rikthimin në pushtet falë një revolucioni, që sipas tij u bë nga shërbimet e huaja, por dhe për faktin që është i vetmi politikan shqiptar, që u largua në moshë të re, vetëm 53 vjeç.

“Vdekja e Fatos Nanos nxjer ne pah nje te vertetë te madhe.

Jetojme ne koh hipokritesh te peshtir mbushur me frymor qe mezi presin te vdesesh qe te shkruajne dy fjale te “mira” me mendimin se te gjithë mund te harrojne çfarë kanë thene per te ndjerin sa ishte gjalle.

Si njerez te gjith jemi te perkohshem ne kete bote dhe kur ikim nuk ka mē asnje vlerë se çfar thonë apo çfar shkruajne ata qe te kane sharë e urryer sa je gjalle.

Ngushëllime fëmijëve dhe familjes.

Se ne politik dhe ne ato nivele qe ka qenë i ndjeri Fatos Nano nuk ka patur kurre as miq e as shokë, veç servilë dhe interesaxhinj pushteti.

Fatos Nano ne 35 vite ishte i vetmi politikan qe u rikthye fuqishem ne majen e politikes pas burgut, fale sherbimeve te huaja qe organizuan rrevolucionin e armatosur komunisto- ordiner te vitit 1997 dhe me premtimin se do kthente 100% leket e firmave piramidale.

Fatos Nano iku nga politika para 20 vitesh ne vitin 2005 pasi humbi zgjedhjet ne moshen 53 vjeçare si asnje tjeter ne keto 35 vite dhe prej 20 vitesh ka jetuar jeten e tij private siç ka dashur, jashtë kamerave dhe protagonizmit

Ajo qe me ben pershtypje eshte modeli i histerisë kolektive virtuale per te shkruar kur largohet nga jeta nje person publik i kujdo fushe”, shkruan Murrizi.