Ballina Kronika Vrau kolegun për një tas proshutë/ Gjykata cakton “arrest në burg” për...

Vrau kolegun për një tas proshutë/ Gjykata cakton “arrest në burg” për Filip Shehun, kërkohet ekzaminim psikiatrik

88
0

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Filip Shehun, i cili vrau me thikë kolegun e tij Indrit Ismaillari në restorantin ku ai punonte. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, Shehu ka pretenduar se kolegu e ofendonte dhe bullizonte prej një kohe të gjatë. Në seancë, avokati i tij tha në gjykatë se Shehu vuan nga çrregullimi bipolar dhe kërkoi ekzaminim psikiatrik për të. Shehu e vrau Ismaillarin pas një sherri për një tas proshutë.

Ndërkohë, 41-vjeçari e ka mësuar një ditë më parë që Indrit Ismaillari ka humbur jetën, pasi e dinte vetëm që ishte plagosur, dhe ka shprehur ngushëllime familjarëve.