Ballina Kronika Dëshmia e Bertil Alliaj që vrau kushëririn e tij në Selenicë: E...

Dëshmia e Bertil Alliaj që vrau kushëririn e tij në Selenicë: E vrava sepse…

192
0

Bertial Alliaj, u arrestua jo shumë larg shtëpisë së tij në Gjorm të Vlorës pak orë pasi ekzekutoi kushëririn e tij Dalan Alliaj. Ai u pikas në pyll dhe në momentin që policia i beri thirrje të dorëzohej ai nuk beri rezistencë.

“Arsyen pse e vrava nuk do ta rrëfej për shkak të gruas dhe fëmijëve të tij. Por ai bënte një gabim të rëndë në mënyrë të vazhdueshme prej kohësh. Ia kam thënë disa herë, por ai merrte dy viza e vazhdonte. Ai mund të kishte lekë, por nuk mund të më perqeshte”, është shprehur autori i dyshuar.

Bertil Alliaj është dënuar me 35 vjet për masakrën e Çoles me 3 të vrarë, ndërsa vrau kushëririn e tij 36-vjeçar në derën e shtëpisë së tij në Gjorm.