Nga Skënder Kapiti
Kërkojnë pikërisht ato për të cilat kanë nevojë shëndeti,shërbimi mjekësor e spitalor, Kërkojnë Çfarë kërkon e mira e përgjithshthshme humane, e mira e përgjithshme e lirisë, ligjit e drejtësisëë, pra populli kërkon mirëqënien, sigurinë dhe lumturinë sociale politike dhe ekonomike.
Puna, profesionalizmi dhe veprimtaria intelektualetë japin dinjitet, integritet dhe guxim e intuitë intelektuale.
Njeriu modern që nuk merret me politikë është i padëmshëm por shoqërisht nuk është as i dobishëm
Njeriu hyn në politikë dhe shoqëri sepse i vetëm nuk është mjaftueshëm të realizojë nevojat dhe të mirat jetësore
Të gjitha sot janë të lidhura me politikën sepse janë të lidhura me punën,pensionin, arsimin, shëndetin,ushqimin,ujin, drejtësinë,sigurinë, qetësinë shpirtërore dhe me lumtrinë ,pra me demokracinë, pushtetin e politikën për të cilat zgjedh dhe voton populli politik.
Sot pjesmarrja e njerëzve në politikë është më masive se kurrë sepse edhe problematikat sot janë më masive se kurrë.
Burimet e politikës e pushtetit sot janë puna,sipërmarrja,pasioni strategjik kombëtar dhe ndërkombëtar.Populli nuk kërkon sot as mashtrime dhe as gënjeshtra për të përmisuar e rrëmbyer pushtet, famë e lavdi.
Populli nuk kërkon as ta vjedhësh, as ta vrasësh dhe nuk kërkon korrupsion por kërkon mirëqënie publike, sigure e qetësi shpirtërore dhe mirëqënie ekonomike, krenarinë dhe drejtësinë e lirisë.







