Ballina Politika Bujar Leskaj jep dorëheqjen nga drejtimi politik i Vlorës

Bujar Leskaj jep dorëheqjen nga drejtimi politik i Vlorës

91
0

Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i Vlorës për PD, Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi politik në këtë qark.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Leskaj shprehet se PD ka nevojë të nisë “një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjmë për të konsoliduar besimin tek qytetarët”.

“PD duhet të fillojë një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjmë për të konsoliduar besimin tek qytetarët.

Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra.

Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalist si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen”, shprehet Leskaj.