Një tren që udhëtonte nga Glasgou për në Londër doli nga shinat pak pas orës 6 të mëngjesit të kësaj të hëne. Ministrja angleze e Transportit, Heidi Alexander njoftoi se ngjarja ishte një incident i madh dhe serioz.
Ajo shtoi se nuk ka raportime për të lënduar. Sipas autoriteteve, forcat e policisë, zjarrfikësve dhe ambulancës kanë nxituar në vendin e ngjarjes.
130 pasagjerët që udhëtonin në tren janë larguar në mënyrë të sigurt dhe janë dërguar në një hotel në zonë.
Shërbimet e trenave janë ndërprerë plotësisht midis Carlisle dhe Preston, duke shkaktuar vonesa dhe anulime të mëdha që pritet të vazhdojnë deri në fund të ditës. Kompania e menaxhimit, Avanti West Coast njoftoi se të gjitha linjat janë bllokuar në veri të Prestonit dhe i paralajmëroi pasagjerët të mos përpiqen të udhëtojnë në veri.







