Ballina Politika “Desh u zhvesh në Parlament”, Berisha: ‘Uluziu’ ka marrë dy kostume nga...

“Desh u zhvesh në Parlament”, Berisha: ‘Uluziu’ ka marrë dy kostume nga Altin Hajri

108
0

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ndërsa ka vijuar akuzat ndaj eksponentëve të PS.

Berisha u shpreh se ish-ministri Ulsi Manja, të cilit iu referua si “Uluziu” ka marrë dy kostume nga Altin Hajri, duke aluduar për lidhje të dyshimta mes tyre.

“Desh u zhvesh në Parlament nga sikleti”, u shpreh Berisha, duke iu referuar një përplasjeje verbale që pati me ish-ministrin e Drejtësisë në seancën e fundit plenare.

Berisha: Nëse unë lexoj pasazhe nga dosjet, ku faktohet se Taulant Balla ka bërë pazare për nxjerrin e një shume parash për Toyota Yaris. Dosjen 26 e çon në gjykatë, 26/1 e mban në sirtar, se aty është Taulant Balla. Ai është përgjegjës sa gjykatësja.

Është dhe rasti i Uluziut. E patë si u bë? Desh u zhvesh në Parlament. Altin Hajri i mori 2 kostume Uluziut. Po mos të reagojnë Olsi Dado….se më thanë se ishte ky, por nuk ishte ai. Edhe Taulant Ballës, i thotë Suel Çelës; Taulant të shkojë të marr ata që i vunë tritol Talo Çelës. Ky e mban dhe Dritan Halluni është diku në KLP ose KLGJ. E mban aty. Tao, asgjë. Ata që fshehin krimin a nuk janë kriminelë? Apo ata që fshehin krimin si qytetarë, janë kriminelë dhe prokurori jo?! Ndaj i them ato. Nuk them asgjë pa fakte. Kurrë.