Analisti Driton Tali ka reaguar në Facebook duke theksuar se Kanuni i Lekës në origjinë nuk ka karakter fetar.
Ai shpjegon se ndalimi i martesave “brenda gjakut” deri në gjeneratën e shtatë nuk ka lidhje me rregullat kishtare të kohës, por me traditën dhe kulturën shqiptare, duke shtuar se fjala “kanun” ka prejardhje greko-koine, jo turke apo arabe.
Reagimi në Facebook:
Historianë: Kanuni i Lekës, në origjinë, nuk është fetar!
I kam parasysh disa hoxhallarë radikalë dhe islamistë që ashtu e trajtojnë, por ju pse?! Po dua të besoj që e keni nga injoranca si rezultat i mosleximit.
Te trajtimi i gruas, pa u fut në detale, ajo qasje ndaj gruas ishte gjithandej pa marrë parasysh religjionin apo vendin. Falsim per Mesjetë.
Sidoqoftë, te martesa, ja pse nuk është fetar (kishtar)!
Të nisemi nga fakti se Leka jetoi nē shekullin 15 (1410 -1481).
Në atë kohë te “martesat e gjakut” Kisha Katolike kishte rregulla të qarta: i ndalonte vetëm ato deri te “shoka e tretë”.
Gjersa martesat në mes kusherinjëve të shkallës së katërt e tutje i lejonte. Mirëpo, nga ana tjetër, i lejonte edhe ato të ndaluarat (tri gjeneratat) nëpërmes dispensave (lejeve kishtare) sidomos për aristokracinë. Andaj në Mesjetë, sidomos në atë të Vonshmen, por edhe në Modernitet po thuajse të gjithë monarkët e Europës ishin kusherinj në mes veti.
E siç e dijmë Kanuni jonë martesat “brenda gjakut” i ndalon deri te gjenerata e shtatë (Shoka e Shtatë) pa përjashtim. Qofshin në pyetje edhe paria – fisnikët.
Andaj Kanuni i Lekës (apo më mirë të quhet Kanuni Shqiptar) i mbijetoi kohës sepse pasqyron kulturën tonë.
PS: fjala kanun nuk ka origjinë turke/arabe por greko-koine.







