Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. T., 38 vjeç, O. B., 34 vjeç, J. K., 29 vjeç dhe I. T., 62 vjeç, të gjithë banues në Durrës, pasi në lokalin e paregjistruar në organet tatimore, që administronte ky i fundit, 3 të proceduarit e tjerë u kapën duke vënë baste, me celularë.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, dhe si pasojë motomjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. H., 67 vjeç, K. H., 41 vjeç, N. V., 45 vjeç dhe E. T., 56 vjeç, pasi në banesën e shtetasit M. H., 3 të proceduarit e tjerë u kapën duke kryer punime ndërtimi të kundërligjshme;
-J. E., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-E. M., 32 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj;
-E. B., 22 vjeç, banues në Krujë, pasi mbante në automjet, pa leje, 1 armë sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi produkti ushqimor në pronësi të një shtetasi. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit.
            






