Gruaja e këngëtarit të njohur grek, Notis Sfakianakis, Keeley, vdiq në ditëlindjen e tij, të dielën, më 2 nëntor.
Lajmi i trishtueshëm u njoftua përmes një postimi nga gazetarja Roula Hamou në Instagram. “E bukura, e sjellshme dhe zemërmirë Keeley Sfakianakis nuk është më me ne që nga dje.
Ajo u largua natën e ditëlindjes së Notis. Ne ishim me fat që e njohëm. Keeley, të dua”, shkroi ajo.







