Ballina Rajoni Humbje e thellë për Ali Ahmetin/ Balotazhi në Maqedoni, shqiptarët humbin edhe...

Humbje e thellë për Ali Ahmetin/ Balotazhi në Maqedoni, shqiptarët humbin edhe Strugën

101
0

Përçarja e Partive Shqiptare në Maqedoninë e Veriut solli humbje në balotazhin e të dielës për Aleancën Kombëtare për Integrim, një koalicon partish që përfshinte edhe Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

Pas përfundimit të numërimit të votave VRMO-DPMNE konfirmoi epërsinë e saj duke siguruar fitore në 22 komuna  duke përfshirë edhe kryeyqtetin Shkupin. Në total zgjedhjet këtë të dielë që lamë pas u mbajtën në 33 komuna, ku Koaliconi Vlen Pjesë e qeverisë arriti të sigurojë fitore në 4 komuuna Bogovinjë, Dibër, Dollneni dhe Tetovë duke mundur kështu në dy komuna kandidatët e Aleancës Kombëtare për Intergim të Ali Ahmetit.

Aleanca Kombëtare për Integrim fitoi vetëm një komunë atë të Studeniçanit ndërsa në raundin e parë kishte arritur të merrte 5 komuna të tjera të tjera ku përfshiheshin Vrapçishtin, Gostivarin, Lipkova, Pllasnica dha Çashka.

Pas daljes së rezultatit Ali Ahmeti i cili pranoi humbjen dhe theksoi nevojën për reforma ndërsa shtoi se ndarja e Shqiptarëve do të ketë pasoja për vendin dhe integrimin e tij.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut shënoi gjithashtu një tjetër goditje për partinë opozitare LSDM e cila fitoi vetëm 3 komuna, ndërsa në Strugë triumfoi një kandidat i pavarur i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Vlen duke bërë kështu që për herë të parë, shqiptarët të humbasin Komunën e Strugës.