Vijojnë kontrollet nëpër Tiranë lidhur me planin e masave për ndalimin e qarkullimit të monopatinave dhe mjeteve elektrike.
Policia e Tiranës bën me dije se nga nisja e planit të masave deri më datë 2 nëntor 2025, janë konstatuar në paligjshmëri dhe janë bllokuar gjithsej 1462 mjete elektrike.
Më konkretisht janë bllokuar 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete elektrike.
Kontrollet janë kryer në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës.
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në të gjitha zonat e kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.







