Konsulenti amerikan Chris LaCivita që pagoi Sali Berisha për fushatën e 11 majit ka përfituar edhe nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili i ka paguar fatura për akomodim në hotele luksi në Tiranë, por edhe për masazhe,.
Nga raporti për shpenzimet dhe të ardhurat që Mediu ka dorëzuar në KQZ, evidentohet se ai ka paguar 118 mijë lekë akomodim e masazhe indian për Chris LaCivita.
Po ashtu, Mediu ka paguar edhe 112 mijë lekë për Paul Manafort dhe 82 mijë lekë për Steëart James Jackson.
Akomodim në Hotel (Maj 2025):
◦ Fatura për Stewart James Jackson: 81,312.00 ALL (kryesisht akomodim).
◦ Fatura për Paul Manafort: 112,116.00 ALL (akomodim dhe shërbime të tjera).
◦ Fatura për Chris LaCivita: 118,916.00 ALL (akomodim, bar dhe shërbime masazhi)







