Ballina Sport ​Mjekët paralajmërojnë Barcelonën për sëmundjen e Lamine Yamal

​Mjekët paralajmërojnë Barcelonën për sëmundjen e Lamine Yamal

117
0

Talentit të madh të Barcelonës, Lamine Yamal, i është diagnostikuar një dëmtim kronik në ijë që njihet si pubalgi, një gjendje e ndërlikuar që mund të shkaktojë dhimbje të vazhdueshme dhe rikthime të shpeshta.

Sipas raportimeve nga gazeta spanjolle “Sport”, mjekët kanë paralajmëruar klubin katalanas dhe trajnerin Hansi Flick që të menaxhojnë me kujdes minutat e lojës së 18-vjeçarit për të shmangur përkeqësimin e gjendjes.

Yamal ka humbur disa ndeshje këtë sezon për shkak të këtij problemi, ndërsa klubi nuk ka dhënë ende ndonjë njoftim zyrtar. Një ish-mjek i Barcelonës ka theksuar se pushimi dhe fizioterapia janë mënyrat kryesore të trajtimit, por rikuperimi kërkon kohë dhe durim.

Në moshën vetëm 18-vjeçare, Yamal ka zhvilluar tashmë 130 ndeshje profesionale, shumë më tepër se lojtarë si Messi, Iniesta apo Xavi në të njëjtën moshë, çka tregon ngarkesën e madhe fizike që po përballet.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse ai nuk menaxhohet me kujdes, ekziston rreziku që të ketë probleme kronike me lëndime në vijim të karrierës.