Ballina Politika Myslim Murrizi: O bilbilusha të PD, shikoni çfarë na bënte Nano para...

Myslim Murrizi: O bilbilusha të PD, shikoni çfarë na bënte Nano para se të qani për të. Kemi mbijetuar me sakrifica, Berisha pastaj ua dorëzoi pushtetin hajdutëve

208
0

Myslim Murrizi ka nxjerrë një video nga vitit 1998, ndërsa PD ka organizuar një takim elektoral në Vlorë.

Ai iu kujton demokratëve të sotëm, sakrificat që ata kanë bërë atëhere, ndërsa kryeministër ishte Fatos Nano.

Murrizi thotë se kanë mbijetuar me vështirësi si parti, derisa erdhën në pushtet në vitin 2005, që sipas tij, Berisha ua dorëzoi hajdutëve.

“Prill 1998, takim i deputeteve te PD ne pallatin e sportit Vlore kur ishte km Fatos Nano.

Berisha nuk ishte ne kete takim, se pas marsit 1997, ka hyrë ne Vlorë per her te pare ne maj te vitit 2000.

Shifeni mire ju spurdhjakë qe sot keni kapur prej fyti PD si mender udheheqesa si futen me dhune enveristet bashke me policë civila per te prishur takimin.

Ne ate kohë nje pjesë e juaja ka qene me PS, ndersa ju me te rinjte qe ne ate kohë keni qenë me qurre keni patur prinderit anëtarë te PS dhe te komiteteve te shpetimit, ku drejtues ishin bandite dhe kriminelë.

Nje kujtes per te gjithë ju bilbilusha politik te PD dhe opozites qe keni dy ditë u lodhet duke bere statuse ne FB e postuar foto me te ndjerin Fatos Nano duke shprehur konsiderata e ngushellime me ngasherrima e plot lot e qurre.

Kjo ka qen panorama pothuajse e 8 viteve 1997-2005 e sakrifices se demokratëve per te mbajtur gjall kete Parti qe ne 2005-2013, Berisha e qerasi pushtetin ke bythecë te kopit qe u shnderruan ne kokrra hajdutesh dhe prej vitit 2013 kane ikur pothuajse te gjithe ne PS ku e kanë genin dhe vendin”, shkruan Murrizi.