Dinamo do të nisë fazën e dytë të kampionatit kundër Teutës në kuadër të javës së 10 të Superiores. Ndryshe nga faza e parë kur Dinamo e nisi ndaj Vllaznisë, këtë herë do të luhet ndeshja sipas kalendarit të Federatës, megjithëse dy ekipet kanë parë sërish që të shtyhet ndeshja mes tyre. Teuta-Dinamo ishte në javën e parë të kampionatit, mirëpo angazhimi i Dinamos në Kupat e Europës, solli shtyrjen e ndeshjes për t’i dhënë mundësi që të ishte gati për Jagellonian.
Kjo është hera e tretë që një ndeshje mes këtyre dy skuadrave të shtyhej. Nëse dy herët e para ishte Dinamo arsyeja, këtë herë u bë vendimi për të shpallur zi kombëtar për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit, Fatos Nano.







