Ballina Politika Nisin ethet/ Rama thërret me urgjencë tjetër mbledhje qeverie

Nisin ethet/ Rama thërret me urgjencë tjetër mbledhje qeverie

189
0

Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e pushtetit të Edi Ramës dhe të gjithë bëjnë tani vetëm një pyetje: Çdo të bëjë kryeministri me Belinda Ballukun?

Afërmendsh do duhej të shkarkohej dhe të lihej e lirë si e pandehur në përballjen me drejtësinë. Por duket se Edi Rama nuk mendon kështu, të paktën tani për tani.

Burime për mediat bëjnë me dije se në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme, pritet të zhvillohet një tjetër mbledhje e Këshillit të Ministrave. Megjithatë mbledhja s’ka të bëjë me fatin e Ballukut, por për miratimin e buxhetit të vitit 2026.

Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet sot po për buxhetin pas mbledhjes së orës 17:00. I pakënaqur me ministrat e tij dhe në një atmosferë gati të nderë, Rama kërkoi rregullimet finale të buxhetit të cilat me sa duket nuk ishin bërë dhe thirri mbledhje tjetër në mesnatë.

Mbledhja lidhet me buxhetin dhe miratimin e tij, në mënyrë që t’i hapet rruga të mërkurën paraqitjes në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend.

Për fatin e Belinda Ballukut duket se agonia për të do të zgjasë edhe ca, por me siguri jo pafundësisht. Fillimi i fundit të saj politik ngjan të ketë nisur.