Ballina Kuriozitete Njerëzit do të arrijnë pavdekësinë me ndihmën e “nanorobotëve” deri në vitin...

Njerëzit do të arrijnë pavdekësinë me ndihmën e “nanorobotëve” deri në vitin 2030

82
0

Ray Kurzweil, një ish-inxhinier i “Google” dhe futurist i njohur, beson se njerëzit mund të arrijnë pavdekësinë brenda shtatë viteve të ardhshme, sipas “The Economic Times”.

I famshëm për parashikimet e tij të guximshme, Kurzweil pohon se rreth 86% e 147 parashikimeve të tij janë realizuar deri më tani.

Ai u vlerësua me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë në vitin 1999.

Në librin e tij të vitit 2005, “Singulariteti është afër”, Kurzweil sugjeroi që deri në vitin 2030, avancimet në teknologji mund ta bëjnë të mundur që njerëzit të jetojnë për një kohë të pacaktuar.

Ai theksoi avancimet në gjenetikë, nanoteknologji dhe robotikë, si nxitësit kryesorë, veçanërisht zhvillimin e nanorobotëve që mund të riparojnë qelizat dhe indet për të ndaluar plakjen dhe për të parandaluar sëmundjet.

Kurzweil parashikon gjithashtu se deri në vitin 2029, inteligjenca artificiale do të arrijë inteligjencën e nivelit njerëzor, dhe deri në vitin 2045, njerëzit dhe inteligjenca artificiale do të bashkohen, duke rritur ndjeshëm aftësitë njohëse.

Disa nga parashikimet e tij të kaluara, të tilla si një kompjuter që do të mposhtë kampionin botëror të shahut deri në vitin 2000 (gjë që ndodhi në vitin 1997 me Deep Blue të IBM-së që mundi Garry Kasparov) dhe laptopët që do të arrijnë kapacitetin e ruajtjes së të dhënave në nivelin e trurit deri në vitin 2023, tashmë janë bërë realitet.

Koncepti i singularitetit i referohet pikës kur makineritë tejkalojnë inteligjencën njerëzore.

Liderë të tjerë të teknologjisë, përfshirë drejtorin ekzekutiv të “SoftBank”, Masayoshi Son, kanë bërë parashikime të ngjashme rreth makinerive super-inteligjente që do të mbërrijnë deri në mesin e viteve 2040.

Pavarësisht entuziazmit, figura si Elon Musk kanë kërkuar të bëhet kujdes, duke paralajmëruar se zhvillimi i inteligjencës artificiale po ecën shumë shpejt dhe se i mungon mbikëqyrja e duhur.

Vizioni i Kurzweil për pavdekësinë njerëzore ka ndezur debat të ri rreth të ardhmes së njerëzimit dhe rolit të teknologjisë së avancuar.