Ballina Sport Paqueta i ngazëllyer me golin e shënuar në fitoren ndaj Newcastle-s

Paqueta i ngazëllyer me golin e shënuar në fitoren ndaj Newcastle-s

69
0

West Ham arriti të marrë tri pikët në shtëpi ndaj Newcastle, duke fituar 3-1, dhe një nga lojtarët protagonist ishte braziliani Lucas Paqueta, i cili shënoi një gol spektakolar nga distanca.

Pas ndeshjes, Paqueta u shpreh i lumtur me fitoren e skuadrës së tij dhe golin e shënuar.

“Treguam karakterin tonë. Luajtëm pozitivisht dhe mbajtëm përqendrimin e duhur deri në fund. E dinim që do të ishte e vështirë të merrnim tri pikët, por qëndruam bashkë dhe nuk dorëzuam deri në fund”, tha ai.

“Jam i lumtur me golin e shënuar. Ndonjëherë përpiqem të jap pasime në situata të tilla, por Jarrod dhe disa lojtarë të tjerë më thanë të gjuaja. E provova dhe jam i lumtur që ndihmova ekipin”, theksoi braziliani.