Ballina Politika Qeveria mblidhet pas ‘furtunës’ së SPAK, gazetari zbulon prapaskenat: Ja çfarë pritet...

Qeveria mblidhet pas ‘furtunës’ së SPAK, gazetari zbulon prapaskenat: Ja çfarë pritet të ndodhë

259
0

Pritet të mbahet në orën 17:00 mbledhja e parë e qeverisë që nga momenti kur zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për “shkelje të barazisë në tendera”, vepër penale ko e lidhur me tunelin e Llogarasë.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se mbetet për t’u parë nëse mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Rama apo nga Zëvendësja e tij Balluku, gjë që ka ndodhur edhe më parë.

Pritet që në mbledhjen e sotme të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit 2026. Më pas, të mërkurën paradite ministri i Financave e prezanton në Konferencën e Kryetarëve dhe më pas kalon për diskutim në omisionet parlamentare.