Ballina Lifestyle “Ta bësh një herë është mirë!”- Befason aktori Russell Crowe: Jam i...

“Ta bësh një herë është mirë!”- Befason aktori Russell Crowe: Jam i lumtur, pse duhet ta prish me një martesë…!

126
0

Aktori hollivudian Russell Crowe, i njohur për kastin e tij “Gladiatori”, i ka befasuar të gjithë me deklaratat e fundit.

Ai thotë se është kundër një martese tjetër.  Aktori fitues i çmimit Oscar ishte i martuar më parë me aktoren Danielle Spencer, me të cilën ka dy djem, dhe tani është në një lidhje me Britney Theriot.

Në një intervistë për “60 Minutes”, Crowe mohoi raportet se është fejuar me partneren e tij 33-vjeçare prej pesë vitesh.

“Të gjitha këto raporte që po dalin se unë dhe Britney jemi të fejuar dhe se do të martohem përsëri? Jo,” tha ai prerë. “Jeta ime është e lumtur, pse do ta prishja me një martesë?”, bëri shaka aktori 61-vjeçar.

“Kam qenë i martuar një herë dhe e di se ku mund të çojë kjo. Nuk do të martohem përsëri. Ta bësh një herë është mirë, por nuk dua ta bëj përsëri,” tha ai.

Russell Crowe dhe ish-gruaja e tij u martuan në vitin 2003 dhe njoftuan ndarjen e tyre nëntë vjet më vonë. Ylli i Hollivudit mban një marrëdhënie të ngushtë me aktoren australiane, pavarësisht se martesa e tyre përfundoi zyrtarisht në vitin 2018.

Lidhja e Crowe me partneren e tij të re filloi në nëntor 2020, dhe në tetor 2022, çifti bëri paraqitjen e tyre të parë zyrtare në tapetin e kuq në Romë në premierën e filmit të aktorit “Poker Face”.