Ballina Sport Vincent Kompany merr dhuratën më të bukur, ylli i skuadrës rikthehet nga...

Vincent Kompany merr dhuratën më të bukur, ylli i skuadrës rikthehet nga lëndimi

76
0

Alphonso Davies është shumë pranë rikthimit në fushë. Mbrojtësi kanadez, i cili ka qenë jashtë që nga muaji mars për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamentin e gjurit, mund të kthehet në lojë para fundit të vitit.

Sipas raportimeve të “Abendzeitung”, stafi mjekësor dhe trajneri i Bayernit planifikojnë që Davies t’i bashkohet stërvitjeve të plota të ekipit pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Davies do të mund të bëjë rikthimin e shumëpritur gjatë ndeshjeve vendimtare para Krishtlindjeve.Trajneri Vincent Kompany ishte shprehur më herët me kujdes optimist për rikuperimin e Daviesit – dhe tani ajo ndjenjë duket e justifikuar. 24-vjeçari ka punuar pa ndërprerje për muaj të tërë në rehabilitim, pas dëmtimit që pësoi gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare me kombëtaren e Kanadasë.

Rikthimi i tij do të ishte një përforcim i madh për Bayernin, që po përgatitet për një periudhë të ngarkuar në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve.