Ballina Politika Zbulohen pagesat e PD ndaj dy televizioneve më të mëdha në vend...

Zbulohen pagesat e PD ndaj dy televizioneve më të mëdha në vend gjatë fushatës për 11 majin

83
0

Sipas dokumenteve të raportimit financiar të Partisë Demokratike të Shqipërisë për zgjedhjet e 10 majit 2025, të dorëzuara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se kjo forcë politike ka bërë disa pagesa ndaj TV Klan dhe Top Channel për shërbime mediatike gjatë fushatës elektorale nw vlerë miliona lekë.

Në raport janë të regjistruara katër fatura për “Media”, të gjitha të paguara me transfertë bankare ndaj TV Klan, si më poshtë:

* Më 4 maj 2025, pagesë prej 3,253,115 lekësh

* Më 5 maj 2025, pagesë prej 2,920,380 lekësh

* Më 7 maj 2025, pagesë prej 360,000 lekësh

* Më 8 maj 2025, pagesë prej 5,492,313 lekësh

Në të gjitha rastet, në kolonën “shuma e papaguar” figuron 0, që tregon se janë kryer plotësisht.

Totali i përgjithshëm i paguar ndaj TV Klan është 12,025,808 lekë

Pagesat ndaj Top Channel

Po në të njëjtin raport financiar, Partia Demokratike ka kryer edhe pesë pagesa ndaj Top Channel për shërbime të kategorisë “Media”:

* Më 28 prill 2025, pagesë prej 2,477,220 lekësh

* Më 5 maj 2025, pagesë prej 2,911,290 lekësh

* Më 7 maj 2025, pagesë prej 1,565,090 lekësh

* Më 8 maj 2025, pagesë prej 1,499,158 lekësh

* Më 8 maj 2025, një pagesë shtesë prej 296,100 lekësh

Edhe këto janë raportuar si të paguara plotësisht, me një total prej 8,748,858 lekësh

Në përfundim, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paguar gjithsej:

TV Klan: 12,025,808 lekë

Top Channel: 8,748,858 lekë

Pra, në total 20,774,666 lekë janë shpenzuar për shërbime mediatike ndaj dy televizioneve kombëtare më të mëdha në vend.

Zbulohen pagesat e PD ndaj dy televizioneve më të mëdha në

Zbulohen pagesat e PD ndaj dy televizioneve më të mëdha në

Zbulohen pagesat e PD ndaj dy televizioneve më të mëdha në

Zbulohen pagesat e PD ndaj dy televizioneve më të mëdha në

Zbulohen pagesat e PD ndaj dy televizioneve më të mëdha në