Ballina Ekonomia Buxheti 2026, 9 miliardë euro/ Qeveria miratoi projekt-buxhetin. Dokumenti do të kalojë...

Buxheti 2026, 9 miliardë euro/ Qeveria miratoi projekt-buxhetin. Dokumenti do të kalojë shpejt në Parlament

64
0

E kemi të hartuar tashme projektbuxhetin e vitit 2026 si ligjin më të rëndësishëm të ekonomisë.

I konsideruar si projektbuxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, pritet të kap vlerën e 9 miliardë eurove ose rreth 1 miliard euro më shumë se në 2025.

Performanca e mirë e të ardhurave në vitin aktual kanë bërë që buxheti për vitin e ardhshëm të jetë edhe më I madh.

Ndalur sipas ministrive, është ajo e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale që do të marrë edhe pjesën më të madhe, ndikuar kështu nga sektorët që mbulon përfshirë këtu pagesat e papunësisë, invaliditetit, ndihmën ekonomike etj.

Pas saj pritet të marrë edhe më shumë para se 1 vit më parë për të mbyllur projektet e vjetra por dhe të rejat që nisin në 2026, ministria e infrastrukturës dhe energjisë.

Ndërsa edhe ministria e mbrojtjes do të marrë edhe më shumë para nisur nga detyrimi për të shpenzuar rreth 5% në raport me prodhimin e brendshëm bruto për mbrojtjen.

Një sërë institucionesh cilat për shkak të ndërprerjes se financimit të huaj do tu mbulohen shpenzimet shtesë nga buxheti i shtetit si ministria e bujqësisë por dhe institucionet e larta të drejtësisë.

Edhe 61 njësitë e pushtetit vendor pritet të marrin më shumë para nëpërmjet transfertave të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara ku për këtë vit të ardhshëm pritet  të kalojnë vlerën e 40 miliardë lekëve.

Rikthimi i paketës fiskale pritet të sjelli një sërë ndryshimesh ligjore, nisur nga rimbursimi i TVSH 10% për fermerët, ndryshim të tatimit në sektorin e turizmit por gjithashtu dhe akcizat.

Dokumenti që bashkëshoqëron buxhetin e shtetit ndalet në disa ndryshime fiskale. Përveç rimbursimit të TVSH në bujqësi, në sektorin e turizmit do të ketë një tatim për strukturat më shumë se 6% që është aktualisht. Gjithashtu dhe reduktimi i tatimit nga 15% në 5% për sektorin e pasurive të paluajtshme. Kuadri fiskal do të prek edhe akcizat për cigaren dhe pijet alkoolike.

Pas miratimit në këshillin e ministrave ky projektbuxhet do të diskutohet ditën e mërkurë në konferencën e kryetarëve dhe më pas do të depozitohet në kuvend. Projektbuxheti do të kalojë në komisionet parlamentare ndërsa socialistët shprehen se parashikojnë diskutimin në parim ne parlament në mes të nëntorit  dhe 11 dhjetor votimin nen për nen.