Ballina Ekonomia Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat...

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat e administratës

161
0

Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të rriten me 2.5 për qind. Aq sa u indeksuan pensionet në tetor. Kjo politikë do të vijojë. Pagat e atyre që punojnë në shtet do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka parashikuar një fond prej 2.32 miliardë lekësh. Kjo shumë është sa 0.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërkohë pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitin 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash.

Me gjithë retorikën e madhe për rrite pagash, një shqiptar pavarësisht nëse është rrogëtar në shtet apo privat, merr mesatarisht 3.6 euro në orë. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.
Ndërkohë nga punëtorët e fabrikave e rrobaqepëset te shitëset, kamerierët apo punëtorët e ndërtimit… cilido i punësuar në Shqipëri nga fillim-viti i ardhshëm do të paguhet me jo më pak se 50 mijë lekë. Paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë. Premtimi i qeverisë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit është përfshirë në programin qeverisës të socialistëve për t’u zbatuar nga 1 janari 2026.

Këtu përfshihet edhe paga e Bajram Begaj, e cila është 425 000 lekë në muaj dhe indeksohet në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.