Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Chalkida të Greqisë, ku një 23-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një përleshjeje të dhunshme mes dy grupe tifozësh.
Sipas autoriteteve, në konflikt u përfshinë 8 persona, të ndarë në dy grupe. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Dy nga të arrestuarit kanë marrë plagë gjatë sherrit që ndodhi në rrugën Lilantion.
Sipas burimeve policore, 23-vjeçari i vrarë dhe pesë nga gjashtë personat e arrestuar nuk kishin qenë më parë të skeduar nga policia. Ndërsa i gjashti, një 19-vjeçar, rezulton me precedentë penalë dhe i njohur si kontingjent krimi. Një person i shtatë ende nuk është identifikuar dhe po kërkohet nga policia. Viktima është transportuar me një automjet privat nga persona të panjohur në spitalin e Halkidës, ku është braktisur në hyrje. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Zëdhënësja e policisë greke (ELAS), Constantia Dimoglidou, konfirmoi se tetë persona kanë qenë të përfshirë në ngjarje, të ndarë në dy grupe rivale. Ndërkohë, pak më vonë ndodhi një incident i dytë pranë Sheshit Eleftherias, ku një 20-vjeçar u gjet i mbuluar me gjak dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Chalkidës. Sipas të dhënave të Protothema, 20-vjeçari po trajtohet nën mbikëqyrjen e policisë dhe nuk është në rrezik për jetën. Ai ka fraktura dhe një plagë me thikë nën sy.
            






