Ballina Aktualitet Hyn në ditën e 27-të protesta e minatorëve të Spaçit. Kompania “Tete...

Hyn në ditën e 27-të protesta e minatorëve të Spaçit. Kompania “Tete Albania” refuzon kërkesat, shkarkon 40 punonjës

85
0

Protesta e minatorëve në minierën e Spaçit ka hyrë në ditën e 27-të.

Ende nuk ka reagim nga kompania “Tete Albania”, ndërsa edhe 40 të tjerë janë shkarkuar nga puna.

Minatorët shprehen se do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Minatorët, të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen.

Ata kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.