Ballina Kronika Ilir Meta apelon kundër masës së sigurisë, Gjykata e Lartë regjistron kërkesën

Ilir Meta apelon kundër masës së sigurisë, Gjykata e Lartë regjistron kërkesën

94
0

Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për kundërshtimin e masës së sigurisë. Rekursi është regjistruar më 3 nëntor, ndërsa përmes shortit është caktuar gjyqtari relator Ilir Panda.

Kjo kërkesë vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e Metës, duke refuzuar kundërshtimin ndaj masës së sigurisë. Me këtë lëvizje, ish-presidenti synon që të shqyrtohet sërish vendimi në instancën më të lartë gjyqësore të vendit.