Ballina Europë ‘Lundrojnë’ 1.7 ton kokainë mbi Atlantik/ Autoritetet portugeze përfundojnë me sukses operacionin...

‘Lundrojnë’ 1.7 ton kokainë mbi Atlantik/ Autoritetet portugeze përfundojnë me sukses operacionin policor

102
0

Katër persona janë arrestuar pasi autoritetet portugeze kanë kapur një nëndetëse që transportonte më shumë se 1.7 ton kokainë në Atlantik.

Të dyshuarit, përfshirë dy ekuadoras, një venezuelian dhe një kolumbian, u lanë në paraburgim pas paraqitjes së tyre sot në gjykatë. Vítor Ananias, kreu i njësisë policore të Portugalisë për të luftuar trafikun e drogës, tha në një konferencë për shtyp se kombësitë e tyre të ndryshme tregonin se organizata që fshihej pas tyre nuk ishte e bazuar vetëm në një vend.

Qendra e Analizave dhe Operacioneve Detare (MAOC) me seli në Lisbonë tha se kishte marrë informacione ditët e fundit që tregonin se një organizatë kriminale ishte në proces të dërgimit të një nëndetëseje të ngarkuar me kokainë të destinuar për në Evropë.

Disa ditë më vonë, një anije portugeze arriti të gjejë me sukses nëndetësen afërsisht 1,000 milje detare (1,852 km) larg brigjeve të Lisbonës, në një operacion të mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Administrata Amerikane e Zbatimit të Ligjit kundër Drogës. Në mars të këtij viti, një anije e ngjashme që transportonte 6.5 ton kokainë u sekuestrua rreth 1,200 milje detare nga Lisbona.