Ballina Kosovë Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re të...

Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

69
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar sot Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re të vendit. Në njoftimin e bërë pas takimit, Osmani theksoi se ky veprim është i përcaktuar qartë nga Kushtetuta e Kosovës dhe se ajo “nuk lë hapësirë tjetër për interpretime”.

Sipas procedurave kushtetuese, mandatarit i takojnë 15 ditë kohë për të ftuar seancën e Kuvendit ku do të votohet kabineti i ri qeveritar. Në rast se Konjufca nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë brenda këtij afati, atëherë vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Ky zhvillim vjen në një periudhë të tensionuar politike, ndërsa sytë e opinionit publik tashmë janë drejtuar kah negociatat për përbërjen e kabinetit dhe sigurimin e shumicës në Kuvend.