Ballina Aktualitet Qyteti i Fushë-Krujës në terr/ Prej më shumë se tetë orësh pa...

Qyteti i Fushë-Krujës në terr/ Prej më shumë se tetë orësh pa energji elektrike, situata bie në vesh të shurdhër

81
0

Prej më shumë se tetë orësh, qyteti i Fushë-Krujës dhe disa fshatra përreth vijojnë të jenë pa energji elektrike, duke lënë rreth 30 mijë banorë në errësirë.

Sipas një njoftimi të shpërndarë më herët nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja e energjisë u shkaktua nga një avari në nënstacionin e ri elektrik, dhe energjia pritej të rikthehej rreth orës 15:00.

Megjithatë, edhe pse OST ka njoftuar se avaria në linjën e tyre është sistemuara në kohë, furnizimi me energji vijon të mos jetë rikthyer.

Burime lokale bëjnë me dije se shkak i vonesës janë defektet në kabinat elektrike që ndodhen në varësi të OSHEE-së, pasi fidrat e tyre kanë marrë lagështi si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.