Teksa sot do të mbahet samiti për zgjerimin e BE, kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar mendje për të marrë pjesë, në momentin e fundit.
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 se Rama nuk do të marrë pjesë në samit, ndonëse ishte parashikuar që të ishte pjesë e këtij organizimi të rëndësishëm, teksa vendi ndodhet në një moment kyç sa i takon çështjes së integrimit.
“Sot në Bruksel do të dukej të ishte dhe zoti Rama. Në orën 15:00 do të duhej të ishte në një forum bashkë me kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Por Rama e ka anuluar këtë udhëtim”, tha Gjençaj.
Kujtojmë se punimet për samitin do të nisin në orën 14:00 deri në 17:00.
Mësohet se në këtë samit do të marrin pjesë kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe ajo moldave Maia Sandu.







