Ballina Aktualitet Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

92
0

Pas vetëm pesë muajsh në detyrë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga posti.

Në raportin e fundit, zyra e Sarandës është renditur ndër drejtoritë me numër të lartë ankesash dhe me vonesa të përsëritura në procedura.

Pas largimit të Çibukut, detyra e drejtuesit të zyrës do të mbahet përkohësisht nga një punonjës i brendshëm, deri në emërimin e drejtorit të ri.

Nderkohë ditën e sotme edhe Genc Deromemaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Kadastrës së qytetit të Vlorës, vetëm katër muaj pas emërimit më 24 qershor 2025.