Ballina Politika 50 vjet më parë u pushkatua Beqiri, sot “palloshi” dorëzon mbesën te...

50 vjet më parë u pushkatua Beqiri, sot “palloshi” dorëzon mbesën te hetuesia kapitaliste

94
0

Moderatori i emisionit “Oponencë”, Shpend Gashi, duke folur në nisje të emisionit për zbardhjen e bisedave të zv/kryeministres Belinda Balluku me ish-kreun e ARRSH Ervis Berberi i cili ndodhet në burg, e ka cilësuar këtë komunikim me ngjyrime erotike, si ato në “only fans”.

Gashi tha se nuk kuptohej nëse ishe në komunikim zyrtar apo në komunikim erotik ajo që publikuan mediat sot.

“Nuk e dija isha në only fans apo në komunikimin zyrtar të dy punonjësve të shtetit, të lexoje komunikimet “ai i gjati”, “ai i k…që guxon të më kërcënojë mua, apo ta kthejë në bahcen e babës ministrinë, i shkruante që ma ngri kokën se këtu varet karriera ime. Tani, ministri zgjidhet për të realizuar detyrën shtetërore apo për të bërë karrierë”, tha Gashi duke shtuar se zv/kryeministren po e ndëshkon fati, duke pësuar të njëjtën gjë si gjyshi i saj Beqir Balluku.

“Sot është 5 nëntor 2025, 50 vjet më parë, është pushkatuar zv/kryeministri Beqir Balluku, akuza shpërdorim në përmasa të mëdha i pronës socialiste. Sot palloshi dorëzon zv/kryeministren, mbesën e Beqirit tek hetuesia kapitaliste. Akuza, shpërdorim i pronës kapitaliste, karma kjo zonjë e nderuar që nuk fle kurrë me partinë e punistëve socialistë, koincidencë apo e vërtetë”, tha Shpend Gashi

Shpend Gashi: Nuk e dija isha në only fans apo në komunikimin zyrtar të dy punonjësve të shtetit, të lexoje komunikimet “ai i gjati”, “ai i k…që guxon të më kërcënojë mua, apo ta kthejë në bahcen e babës ministrinë, i shkruante që ma ngri kokën se këtu varet karriera ime. Ma shpjego pak, ministri zgjidhet për të realizuar detyrën shtetërore apo për të bërë karrierë.

Sot është 5 nëntor 2025, 50 vjet më parë, është pushkatuar zv/kryeministri Beqir Balluku, akuza shpërdorim në përmasa të mëdha i pronës socialiste. Sot palloshi dorëzon zv/kryeministren, mbesën e Beqirit tek hetuesia kapitaliste. Akuza, shpërdorim i pronës kapitaliste, karma kjo zonjë e nderuar që nuk fle kurrë me partinë e punistëve socialistë, koincidencë apo e vërtetë.