Ballina Kronika Akuzohet për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm, paraqitet në Gjykatën e...

Akuzohet për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

97
0

Paraqitet në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm.

Në ambientet e Gjykatës së Vlorës ka mbërritur Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.

Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.

Bertil Alliaj do të njihet sot me masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.