Arsenali ka përsëritur rekordin 122-vjeçar të klubit duke luajtur ndeshjen e tetë radhazi pa pësuar gol.
Kjo ndodhi në ndeshjen e së martës mbrëma të Ligës së Kampionëve kundër Slavia Pragës, e cila përfundoi me fitoren 3-0 për “Topçinjtë”, falë dy golave të Mikel Merinos dhe një goli nga Bukayo Saka.
Përpara kësaj, skuadra e Mikel Artetës mposhti Burnleyn (2-0), Brightonin (2-0), Crystal Palace (1-0), Atletico Madridin (4-0), Fulhamin (1-0), West Hamin (2-0) dhe Olympiacosin (2-0).
Goli i fundit i pësuar nga skuadra ishte më 28 shtator, kur Arsenali mundi Newcastle me rezultat 2-1 jashtë fushe. Ai gol u shënua nga lojtari i transferuar gjatë verës nga ‘Magpies’, Nick Voltemade.
Në xhiron e ardhshme, liderët e Premier League do të luajnë kundër Sunderland, të cilët janë të katërtit në tabelë.
Me një ndeshje të ardhshme pa pësuar gol, Arsenali mund të vendosë rekord të ri duke çuar serinë në nëntë ndeshje me rrjetë të paprekur.







