Ballina Politika Dosja e Ballukut dhe zgjedhjet në Tiranë, Edi Rama mbledh deputetët socialistë...

Dosja e Ballukut dhe zgjedhjet në Tiranë, Edi Rama mbledh deputetët socialistë në selinë rozë

102
0

Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë një takim me deputetët e Tiranës.
Mbledhja do të mbahet në orën 19:00, në selinë e Partisë Socialiste.

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë dhe ditë pasi Gjykata Kushtuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë.

Kujtojmë se gjatë ditës sot kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreret socialistë të komisioneve parlamentare.