Ballina Kosovë Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK...

Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

72
0

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën e 9 nëntorit, janë ende në lojë 17 nga 38 komuna gjithsej, mes të cilave edhe Prishtina…

Sipas sondazhit elektronik të Eduart Zaloshnjës të datës 2 nëntor, vetëm një javë përpara se qytetarët ti drejtohen kutive të votimit, me një kampion prej 1031 të anketuarish, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama fiton garën me 52.5 % përballë rivalit të tij nga radhët e Vetëvendosjes Hajrullah Çeku me 47.5 %, të votave.

Në emisionin “Balkan Upodate” në ABC News, Eduart Zaloshnja, autor i sondazhit tha se PDK ndikon pjesëmarrjen jo vetëm në Prishtinë, por në të gjithë Kosovën. Pra sipas tij rolin kryesor e ka elektorati i PDK.

“Sondazhet në përkufizim nuk janë instrument preciz kanë një marzh gabimi. Në këtë rast ishte + apo – / 3. Por po të ishin zhvilluar zgjedhjet të dielën Përparim Rama ishte fitues. Por mbeten disa ditë ende dhe po bëhet fushatë. E vetmja pikëpyetje është se si do të sillen votuesit e PDK. PDK nuk ka shpallur një përkrahje në Prishtinë as për njërin dhe as për tjetrin. Në Prishtinë nuk ka asnjë marrëveshje politike. Por në mënyrë jozyrtare kandidati i Ardhmërisë së Kosovës ka dalë në një paraqitje publike me Përparim Ramën. Në Sondazh pjesë e asaj epërsie që më doli ishin edhe votues të ardhmërisë së Kosovës. Por ndikimin më të madh nëse ka një ndryshim mund të ndodhë vetëm prej PDK. Kurti i tha nëse nuk më doni mua mund të merrni zëvendësin tim. Por përkrahësit e PDK mund të kalojnë nga ana e Përparim Ramës. Nuk kishim një ndarje të qartë…Sondazhi më tregon se çfarë mund të kishte ndodhur të dielën, dhe jo se çfarë mund të ndodhë të dielën e ardhshme. Kam përshtypje se sidomos dita e sotme mund të ketë qenë shumë decizive për të lëvizur barometrin. Nga ana njerëz që sonduan, u përgjigjën në mënyrë anonime, 1032 veta që ishin të vendosur të votonin. Ndërsa ata që nuk ishin të vendosur të votonin kishin shumë nga PDK dhe ata mund të bëjnë diferencën. Unë mendoj se zhvillimet e sotme mund të ndikojnë që ndër ato 20 mijë vota, një pjesë e mirë e tyre mund të anojnë nga Përparim Rama dhe po ndodhi kjo mund të shkojë më shumë se 52.2 %. PDK është kyçi i nivelit ë pjesëmarrjes jo vetëm në Prishtinë, por në të gjithë Kosovën. PDK me të vërtetë është parti e dytë, por ndikon në rritjen e pjesëmarrjes”, tha ai.