Ballina Lifestyle Katastrofë televizive për Kim Kardashian! Seriali i saj i ri “All’s Fair”...

Katastrofë televizive për Kim Kardashian! Seriali i saj i ri “All’s Fair” shkatërrohet nga kritika

58
0

Kim Kardashian po përballet me një dështim monumental në botën e televizionit. Seriali i saj më i ri, “All’s Fair”, është pritur me një valë kritikash të ashpra, duke u quajtur nga recensentët “drama më e keqe ndonjëherë”, “eksperiencë ekzistencialisht e tmerrshme” dhe madje “krim kundër televizionit”.

Seria, që shënon një tjetër përpjekje të yllit të “The Kardashians” për t’u rikthyer në ekranin e vogël me një rol aktrimi serioz, debutoi me 0% në platformën e famshme të vlerësimeve “Rotten Tomatoes” — një rezultat rrallë i parë edhe për produksionet më të dështuara.

Kritikët kanë vënë në shënjestër jo vetëm interpretimin e Kim-it, por edhe skenarin e dobët dhe regjinë “pa shpirt”. Një recensent madje e përshkroi serialin si “një përpjekje e dëshpëruar për të bërë dramë me ndikim, që përfundon në farsë”.

Megjithatë, fansat e saj më të devotshëm në rrjete sociale kanë dalë në mbrojtje të idhullit të tyre, duke thënë se Kim “po guxon të dalë nga zona e rehatisë” dhe se “kritikët gjithmonë e gjykojnë më ashpër”.

Pavarësisht reagimeve, duket se “All’s Fair” do të mbahet mend gjatë – por jo për arsyet që Kim Kardashian do të dëshironte.