Ballina Politika Kontrata 1.4 milion euroshe me La Civita, reagon KQZ: Ja cila do...

Kontrata 1.4 milion euroshe me La Civita, reagon KQZ: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike

84
0

Kontrata 1.4 milion euroshe e Sali Berishës me Chris Lacivita pritet të kalojë në sitën e audituesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të njëjtin fat do të kenë edhe deklarimet financiare të Partisë Socialiste dhe subjekteve të tjera garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Ceibashi.

Për momentin Komisioneri Ilirjan Celibashi sytë i ka drejt zgjedhjeve të së dielës në 5 bashki pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë duke lënë në detyrë Erion Veliajn.

Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi më tej ai.

Të dielën qytetarët e Vlorës, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Beratit pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. KQZ testoi pajisjet e identifikimit elektronik dhe është gati për procesin e pjesshëm vetëm në 5 bashki.