Ballina Sport Manchester City – Borussia Dortmund, ‘ajka’ e mbrëmjes së Champions-it

Manchester City – Borussia Dortmund, ‘ajka’ e mbrëmjes së Champions-it

58
0

Manchester City dhe Borussia Dortmund do të përballen në sfidën më të rëndësishme të kësaj jave në UEFA Champions League, me të dy skuadrat që hynë në këtë takim me nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve të para.

“Qytetarët” do të ndiejnë pak keqardhje që nuk hynë në këtë javë të katërt me pikë të plota, pasi humbën avantazhin dy herë ndaj Monaco-s në ndeshjen e dytë të grupit, duke regjistruar të vetmet pikë të humbura deri tani.

Megjithatë, që nga ajo sfidë, ata kanë reaguar fuqishëm me pesë fitore në gjashtë ndeshje në të gjitha garat, përfshirë suksesin 3-1 ndaj Bournemouth-it në Premier League fundjavën e kaluar.

City është i pamposhtur në 22 ndeshje radhazi në fazën e grupeve në shtëpi që prej shtatorit 2018, një seri që tregon forcën e skuadrës në ‘Etihad’. Rikthimi i Rodrit rrit besimin, ndërsa Bernardo Silva pritet të festojë ndeshjen e tij të 100-të në Champions.

Dortmund shkon në Angli pas një fitoreje të rëndësishme 1-0 ndaj Augsburgut, dhe me dy ditë më shumë pushim se kundërshtari. Edhe pse janë prapa Bayernit në Bundesliga, verdhezinjtë kanë humbur vetëm një ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, pikërisht atë ndaj bavarezëve.

Në Champions, “verdhezinjtë” kanë shënuar katër gola në secilën nga tri ndeshjet e para të kësaj faze, duke treguar potencial të jashtëzakonshëm ofensiv. Serhou Guirassy është rreziku kryesor, duke qenë se ka shënuar shumicën e golave të tij europianë pas pushimit.

‘Citizens’ kanë dominuar përballjet direkte në Champions (3 fitore, 2 barazime, 1 humbje) dhe kanë realizuar të paktën dy gola në 12 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj skuadrave gjermane.

Nga ana tjetër, Dortmundi ka pësuar vetëm një humbje në 10 ndeshjet e fundit europiane dhe kanë treguar disiplinë, me vetëm tri kartonë të verdhë në këtë edicion.

Një duel mes dy skuadrave që do të kërkojnë dominim, ritëm të lartë dhe gola. Manchester City hyn si favorit falë formës dhe traditës në shtëpi, por Borussia Dortmund do të synojë ta befasojë me agresivitet dhe efikasitet sulmues. Një mbrëmje që premton spektakël të pastër Champions!