Ballina Kronika “Na ke 30 mijë euro borxh”/ Tre vëllezërit erdhën nga Librazhdi dhe...

“Na ke 30 mijë euro borxh”/ Tre vëllezërit erdhën nga Librazhdi dhe kërcënuan të riun

77
0

Vijon të jetë në kërkim nga Komisariati nr 4 vëllai i Ersi Cekanit, ky i fundit i arrestuar një ditë më parë në kuadër të Operacionit të koduar “Pretendimi”.
Ka qënë një i ri i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga Cekanit për një borxh të pashlyer.
I arrestuari bashkë me dy vëllezërit e tij, njëri ende në kërkim, prej kohësh kanë kërcënuar të riun duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë. Policia po verifikon dhe burimin e të ardhurave.
Cekani i dërgonte mesazhe duke i thënë se do e vriste të riun nëse nuk i kthen lëkët që i ka borxh. Madje Cekani e ka ndjekur duke i fotografuar dhe banesën si formë kërcënimi.
Ditën e djeshme 3 vëllezërit nga Librazhdi kanë marrë 3 shokë të tjerë dhe kanë ardhur për të kërcënuar sërish të riun. Në pranga përfundoi Ersi Cekanit, në kërkim u shpall vëllai i tij. Ndërsa vëllai i tretë së bashku me 3 shokët e tjerë u proceduan në gjëndje të lirë.
3 vëllezërit nga Librazhdi janë me precedent kriminal për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale.