Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet e saj për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare që do të merren me realizimin e Reformës Zgjedhore dhe Reformës Administrativo-Territoriale.
Për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, PD ka propozuar si bashkëkryetar do të jetë i zakonshmi, Oerd Bylykbashi. Ndërsa anëtarë të tjerë janë Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Gjin Gjoni. Anëtarë zëvendësues të komisionit do të jenë Arian Ndoja, Klevis Balliu dhe Elda Hoti.
Ndërsa për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, bashkëkryetar i propozuar është Luciano Boçi. Anëtarë të komisionit janë Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj dhe Enno Bozdo, ndërsa anëtarë zëvendësues janë Greta Bardeli, Bardh Spahia, Igli Cara dhe Ina Zhupa.
Këto komisione pritet të luajnë rol kyç në procesin e reformave që konsiderohen prioritare nga opozita.







