Ballina Politika Përfundon mbledhja e PS në seli, zbardhen porositë e kryesocialistit për deputetët

Përfundon mbledhja e PS në seli, zbardhen porositë e kryesocialistit për deputetët

75
0

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli.

Mësohet se në takimin e thirrut nga kryeministri Rama është kërkuar të punohet për rienergjizimin e strukturave të partisë.

U kërkua po ashtu vazhdimi i komunikimit me bazën dhe intensifikimi i takimeve me qytetarët.

Gjithashtu raportohet se Rama ka kërkuar që të vijojnë takimet për të qenë gati për zgjedhje në çdo kohë.

Të pranishëm ishin deputetë të Qarkut të Tiranës, por edhe ekipi që u përcaktua nga PS për të qenë pjesë e fushatës për zonjën Manastirliu si kandidate për Bashkinë e Tiranës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndryshoi dinamikën dhe rrjedhjen e ngjarjeve sa i përket fatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës dhe pikërisht mbledhja vjen fiks pas disa ditësh pasi gjykata vendosi të rikthejë në detyrë Erion Veliajn dhe rrjedhimisht për të mos patur zgjedhje, të paktën për momentin për Bashkinë e Tiranës.