Ballina Opinion Pse qeveria e Kurtit është shumë më kombëtare se qeveria Rama!

Pse qeveria e Kurtit është shumë më kombëtare se qeveria Rama!

63
0

Spartak Ngjela

Rruga e historisë së një kombi, e një shteti dhe e një shoqëria mund të jetë ose e lavdishme, ose e turpshme, ose tragjike.

Shoqëritë që nuk e kanë pasur mendjen tek vetvetja, e kanë humbur identitetin e tyre kombëtar, domethënë ato kanë humbur vetveten.

Ne shqiptarët sot po kërkojmë me shumë se ç’duhet për vetveten, apo nuk po kërkojmë dot as ato që janë historikisht tonat si shqiptari mijëravjeçare?

I.

Historia na ka mësuar se, nëse ti po kërkon më shumë se ç’duhet, në fakt nuk ke kërkuar asgjë. Por nëse ti po kërkon të marrësh atë që të kanë marrë të tjerët, kjo në fakt është një histori patriotike.

Kurse një komb dhe një shtet duhet që gjithmonë të dijë se çfarë duhet t’i kërkojë dhe t’i marrë ai historisë ku ai po pret që të kalojë.

Sepse rruga e historisë së një kombi, e një shteti dhe e një shoqëria mund të jetë ose e lavdishme, ose e turpshme, ose tragjike.

Po ne shqiptarët, çfarë po i kërkojmë sot historisë sonë?

Në të vërtetë ne nuk po dimë se çfarë t’i kërkojmë historisë sonë, e cila sot po ecën bashkë me ne në dy shtete shqiptare.

Dhe pse po na ndodh kjo?

Është e thjeshtë përgjigjja e kësaj pyetjeje:

Sepse ne nuk dimë cila është realisht historia jonë sot dhe ndërkohë ne nuk po drejtohemi dot nga njerëz të cilët ta kenë krijuar në ndërgjegjen e tyre mendimin e lartë për strukturën reale të shoqërisë shqiptare, sot, në të dy shtetet ku ne po jetojmë.

Por në këto çaste historike nuk duhet të harrojmë se ndërkohë në Gadishullin Ilirik janë dy shtete shqiptare Shqipëria dhe Kosova, por ne ende nuk kemi një program të detajuar për zhvillimin e përbashkët të dy shteteve tanë.

Nuk duhet menduar si një arritje e thjeshtë kjo, por ne shqiptarët duhet që domosdoshmërisht ta arrijmë.

Dhe ndërkaq…

Duhet theksuar se qeveria e Kosovës, e drejtuar sot nga Albin Kurti, është shumë më kombëtare nga qeveria Rama në Tiranë.

Dhe kjo po ndodh sepse socialistët në Tiranë po drejtohen jashtë frymës kombëtare dhe po kuptohet se fluksi antikombëtar i Partinë Socialiste është brenda natyrës së vet politike që ai e ka drejt Francës.

Por po kuptohet gjithashtu edhe pse e dëshiron, Edi Rama nuk po shkon dot drejt Parisit dhe Beogradit. Dhe për këtë, kuptohet gjithashtu se frika e Ramës është te forca që Uashingtoni ka sot në Tiranë.

Por na duhet theksojmë në këtë analizë se, si pasojë e kësaj gjendjeje të rënduar kombëtare; ne ende nuk po shohim dot një mendim të përgjithshëm kombëtar, sipas pyetjes:

Ku jemi e ku po duan të shkojmë sot ne shqiptarët me të dy shtetet tona: Shqipëri dhe Kosovë?

II.

Në funksion të kësaj pyetjeje, na duhet të themi se:

Ende nuk po del qartë se kush po e drejton sot Shqipërinë: shqiptarët me botëkuptimin e tyre patriotik, apo sllavët si pushtues të vjetër të territoreve të gjera shqiptare?

Por njëherësh duhet ta theksojmë se e gjithë historia e re e Shqipërisë ka filluar në vitin 2008, kur Republika e Kosovës fitoi pavarësinë e saj.

Në vitin 2008, për të dalë në pahun historik të kohës sonë edhe Kosova, si një shteti i dytë shqiptar, bota ishte në pragun e një lufte botërore dhe historia do të shkruajë gjatë për këtë fakt historik.

Prandaj na duhet të theksojmë se viti 2008 ka qenë viti kur ne shqiptarët hymë realisht në historinë tonë të vërtetë, e cila ishte e dhunuar duke filluar që nga viti 1881.

Por ne duhet të kuptojmë gjithashtu se historia jonë, që nga viti 1912 e deri në vitin 2008, ka qenë një histori e humbjes së territoreve shqiptare sepse viti 2008 më në fund i kthehu shqiptarët për të ecur me forcë drejt Arbërisë Etnike.

III.

Por na duhet gjithashtu të theksojmë se, që nga viti 2008 kur Kosova fitoi pavarësinë e saj, kanë kaluar 17 vite dhe koha jonë ka mbetur ende peng i ndarjes dhe dasisë sonë kombëtare.

Prandaj, pikërisht për këtë, ne shqiptarët duhet ta kujtojmë në çdo çast se tani jemi ne që duhet të mendojmë për historinë dhe zhvillimin tonë si një popull i veçantë dhe askush tjetër.

Prandaj…

Është vetëm Prishtina dhe Tirana politike që duhet të mendojnë qartë për këtë çështje dhe të fillojë realisht një jetë bashkëkombëtare midis dy shteteve shqiptare që janë sot, Shqipëria dhe Kosova.

Por në të njëjtën kohë duhet ta kemi të qartë që pavarësia e Kosovës e ka dëmtuar shumë pushtuesin serb dhe prandaj ai nuk po lë gur pa luajtur e vend pa shkuar, që të gjeja përkrahjen antishqiptare në botë.

Por kot lodhet, sepse daljen e botës shqiptare si e plotë në Evropë, e ka kërkuar historia, prandaj në këtë çështje shqiptaria do të vijojë të ecë vetëm përpara.

Dhe pikërisht për këtë, duke i qëndruar historisë së re të Arbërisë etnike që ka filluar, të dy shtetet shqiptare duhet të jenë në një unifikim bashkëpunues për të krijuar historinë e re dhe reale të Shqipërisë dhe Kosovës brenda frymës kombëtare të shqiptarisë së bashkuar moderne që po rilind.

Por ama, brenda kësaj çështjeje historike, janë ende edhe dy pengje të mëdha të historisë sonë kombëtare:

Çamërisë dhe Maqedonia e Veriut… të cilat koha jonë kombëtare, po i thërret.