Ballina Bota Revolucion në New York/ Zohrab Mamdani, “makthi i Trump”, bëhet kryebashkiaku i...

Revolucion në New York/ Zohrab Mamdani, “makthi i Trump”, bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit

58
0

Zohrab Mamdani, është zgjedhur kryebashkiaku i ri i qytetit të New York. 34-vjeçari, i cili e përshkruan veten si “makthi më i keq i Trump”, fitoi 60.2 përqind të votave, duke shënuar një fitore të madhe për krahun progresiv të Partisë Demokratike. Fitorja e Mamdanit shënon ngritjen e një vale të re politikanësh progresivë në Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur demokratët duken thellësisht të ndarë se si të merren me Donald Trump në mandatin e tij të dytë.

Mamdani nga Azia Jugore, konsiderohet si një nga aktivistët më të përkushtuar dhe ka mbrojtur masa radikale si transporti falas me autobus, kujdesi universal për fëmijët dhe ngrirja e qirasë për banesat e rregulluara me qira, të financuara nga taksat e rritura për të pasurit. Fitorja e tij zgjedhore vjen pas një fushate shumë të polarizuar.

Kryetari i bashkisë në largim, Eric Adams, vendosi të kandidonte si i pavarur pas një skandali korrupsioni që tronditi administratën e tij. Ndërsa ish-guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, u përpoq të rikthehej politikisht duke kandiduar për nominimin demokrat. Megjithatë, Mamdani, një politikan relativisht i panjohur, arriti të fitonte papritur nominimin, duke përsëritur humbjen e Cuomo-s në zgjedhjet e përgjithshme.

Donald Trump në prag të zgjedhjeve, e quajti Mamdani-n një komunist dhe duke paralajmëruar se ai do të sillte katastrofë në Nju Jork, duke u bërë thirrje mbështetësve të kandidatit republikan Curtis Sliwa të mbështesnin Cuomo-n për të parandaluar fitoren e socialistit demokrat. Pavarësisht apeleve të tij, Mamdani fitoi me një diferencë të madhe.

Fitorja e tij shënon një moment historik, ai do të jetë kryetari i parë mysliman i bashkisë së New York City, i pari nga Azia Jugore që mban këtë detyrë dhe një nga kryetarët më të rinj të bashkisë në historinë e qytetit. Ngritja e tij politike ka qenë e shpejtë nga një anëtar tre-mandatësh i Asamblesë së Shtetit të New Yorkut në qendër të politikës kombëtare vetëm në një vit.

Analistët thonë se fitorja e tij do të ketë një ndikim që shkon përtej New Yorkut, duke i dhënë një shtysë të re kampit progresiv të demokratëve dhe duke ndikuar në strategjinë e partisë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Demokrati Mickey Sherrill u zgjodh guvernator i New Jersey të martën, sipas parashikimeve statistikore nga rrjetet televizive Fox News dhe NBC News.

Ndërsa më parë demokratja Abigail Spanberger vlerësohet të ketë fituar në Virxhinia, në dy procese zgjedhore që u karakterizuan si një provë për fazën e parë të mandatit të dytë të Presidentit republikan Donald Trump. New Jersey ka pasur tashmë një guvernator demokrat për tetë vjet, Phil Murphy.

Ashtu si në rastin e Virxhinias, Trump nuk ka fituar kurrë zgjedhje presidenciale në atë shtet. Megjithatë, manjati e uli ndjeshëm hendekun atje në vitin 2024, kryesisht midis segmentit hispanik të elektoratit.