Ballina Sport Të indinjuar për mos akordimin e penaltisë

Të indinjuar për mos akordimin e penaltisë

74
0

Derbi i xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve midis Liverpullit dhe Real Madridit u zhvillua në Anfield dhe dha epitetin e një super ndeshje që të gjithë e priten.

“The Reds” arritën ta fitojnë ndeshjen ndaj Los Blancos me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga mesfushori Aleksis MekAllister në minutën e 61-të.

Megjithatë, rezultati mund të ishte shumë më i thellë po të mos ishte në portë Tibo  Kurtua, i cili bëri përsëri shumë pritje të shkëlqyera.

Por, ndeshja u përshkua gjithashtu edhe një polemikë të madhe, ku tifozët dhe fansat e futbollin mendojnë se “The Reds” u dëmtuan.

Konkretisht, luhej në minutën e 29-të, Dominik Soboszllai gjuajti fort dhe topi goditi dorën e mesfushorit të Realit, Aurelien Thouameni. Pasuan disa minuta duke parë VAR-in dhe në fund gjyqtari rumun Ishtvan Kovaç vendosi që nuk ishte as penallti dhe as goditje dënimi për Liverpullin dhe ia dha topin Realit.

Ky episod është bërë viral tashmë në rrjetet sociale dhe thuajse të gjithë janë të mendimit se penalltia ekzistoi.